Festivali Mbarëkombëtar i Komedisë në Korçë

Këto ditë, Korça është kthyer në qëndrën e humorit dhe të humoristëve Shqiptarë.

Qyteti juglindor ka mbledhur në një festival të veçantë në skenë trupat më të mira shqipfolëse.

Aktorët dhe regjisorët më të mirë të vendit kanë nderuar në këtë festival edhe humoristin e spikatur korçar, Aleko Prodani. I mbështetur nga bashkia e qytetit dhe Ministria e Kulturës,  ky festival për drejtoreshën e teatrit Zamira Kita do te promovojë edhe artistët e rinj.

Festivali Mbarëkombëtar i Komedisë ka nisur mbrëmjen e së dielës në Korçë dhe do të zgjasë deri më 21 shtator. Spektatorët do të kenë mundësi të ndjekin nga afër pjesët më të bukura të humorit të 13 trupave nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.

Emocione dhe humor pa fund janë percjellë në  mbremjen e shkuar të Festivalit Mbarëkombëtar të Komedisë nga aktorët e teatrit "Petro Marko" të qytetit të Vlorës dhe nga aktorët e talentuar të Universitetit të Arteve. Mbrëmje të tjera plot humor e presin edhe ne pesë netët në vazhdim spektatorin Korçar./ATSH/

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale