Festivali në Mantova, shqiptarët
rrëmbejnë zemrën e publikut

Festivali në Mantova, shqiptarët<br />rrëmbejnë zemrën e publikut
Për tre ditë rresht është organizuar “Festivali i Kulturës Shqiptare në Mantova”. Pjesë e këtij festivali ishte edhe Ansambli Popullor i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë, që u prezantua me shfaqjen e tij mbrëmjen e së dielës. 

Ansambli Popullor është prezantuar me një program të pasur me pjesëmarrjen e solistëve, grupit polifonik, orkestrës dhe grupit të valleve. Nuk kanë munguar në këtë program ariet më të spikatura të zonave të ndryshme, këngët polifonike popullore, deri te formacionet orkestrale në formën e kabasë, apo meloditë e papërsëritshme të këngës së kultivuar. 

Teatri i Operës vazhdon misionin e ruajtjes dhe përhapjes së trashëgimisë sonë kulturore, brenda dhe jashtë Shqipërisë, duke evidentuar pasurinë e madhe të folklorit tone”, pohojnë drejtuesit e TKOB-it.
 
Mbrëmë në Mantova Ansambli Popullor Shqiptar i drejtuar nga Gerti Druga ka zbuluar pikërisht këtë pasuri të madhe të popullit tonë. Artistët e Anasamblit kanë performuar vallet dardhare, tiranase, myzeqare, vallet çame, etj, si dhe këngët “A kan’ ujë ato burime” (Grupi polifonik), Motive Arbëreshe (Grupi vokal), Shkon djali termale (Grupi vokal dhe Orkestra), kolazh me këngë nga zona e Korçës, etj. 

Në Festivalin e Kulturës Shqiptare në Mantova kanë spikatur me interpretimet e tyre drejtuesi i grupit të valleve, Rexhep Çeliku dhe artistët Brikena Jaupaj, Holta Ahmetaj, Jera Libohova, Helga Saraçi, Sindi Gjoka, Enkelejd Bajraktari, Elton Cefa, etj. 
Përveç zërit të këngëtarëve, publiku ka pëlqyer edhe intepretimet virtuoze të orkestrës të drejtuar nga Vladimir Hasimi dhe të grupit vokal të drejtuar nga Gramoz Burba.

mantova

mantova

mantova

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së