Festivali Ndërkombëtar i Akuarelit
do mbahet për herë të parë në Tiranë

Festivali Ndërkombëtar i Akuarelit<br />do mbahet për herë të parë në Tiranë
Ministria e Kulturës të Shqipërisë ka bërë të ditur se Festivali Ndërkombëtar i Akuarelit do të zhvillohet për herë të parë në Tiranë, me synim promovimin e artistëve dhe të Shqipërisë në botë. Festivali do të zhvillohet në datat 21-25 nëntor 2015 në Pallatin e Kongreseve dhe në Muzeun Historik Kombëtar, në kryeqytetin e Shqipërisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Puna për këtë aktivitet, që vjen nën nismën e piktorit Helidon Haliti, njëkohësisht president i Shoqatës Ndërkombëtare të Akuarelistëve për Shqipërinë, ka nisur prej disa muajsh.

Sipas Ministrisë së Kulturës Festivali e bën Shqipërinë të jetë në këtë mënyrë në vëmendjen e artistëve nga e gjithë bota. Një komision i veçantë i ngritur për përzgjedhjen e punëve që do të prezantohen në festival ka shqyrtuar me qindra punë të paraqitura nga e gjithë bota, në teknikën e akuarelit.

Ministria ka sqaruar se komisioni përbëhet nga personalitete të njohuara të arteve pamore shqiptare dhe me karrierë 50 vjeçare, artistë me shumë tituj dhe çmime. Komisioni është ngritur me shtatë anëtarë,  emra të njohur të pikturës shqiptare, si: Skënder Kamberi, Nestor Jonuzi, Agon Dine, Qamil Prizreni, etj.

Në këtë festival kanë aplikuar artistë nga Europa, por dhe nga shtete si Meksika, Kina, Argjentina, etj. Në fazën e parë të festivalit kanë aplikuar mbi 240 artistë të huaj dhe në fund të fazës së dytë u përzgjodhën 130 autorë nga 51 shtete përfaqësuese. Në fazën përzgjedhëse do të prezantohen rreth  200 piktura në teknikën e akuarelit.

Festivali Ndërkombëtar i Akuarelit do të mbahet në vjeshtë dhe do të zhvillohet në disa salla njëherësh. Ai sjell në vëmendje artin figurativ, ku punët e artistëve nga shtete të ndryshme të botës do të prezantohen për publikun. Ky eveniment kulturor mbështetet nga Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës