Festivali Ndërkombëtar Operistik 
rivjen në TKOB, 15 vite “Marie Kraja”

Festivali Ndërkombëtar Operistik <br />rivjen në TKOB, 15 vite “Marie Kraja”
Prej 15-vjetesh, kryeqyteti ynë ka qenë mikpritësi i një Festivali që çdo vit e me shumë është konsideruar, si një pikë takimi i protagonistëve kryesor të operave botërore. Nga njëra anë pjesëmarrësit nga të pesë kontinentet; që e shikojnë prezantimin në këtë festival si nje moment promovimi në karrierat e tyre operistike dhe nga ana tjetër; personalitete të rëndësishëm nga bota e operas, që do të seleksionojnë fituesit e ketij edicioni. Festivali, e cili e vendos çdo vit Tiranën për disa ditë në zemrën e muzikës evropiane, duke e përfshirë atë në hartën e qyteteve ndërkombëtare të artit do të shoqërohet edhe me surpriza.

Këtë vit janë përzgjedhur 14 këngëtare nga 4 kontinente, midis 172 këngëtarëve qe aplikuan dhe u dëgjuan nga juritë tona ne Milano, Vjenë, Bruksel dhe Tiranë. Shqipëria këtë vit prezantohet me dy konkurentë. Një ndër risitë e këtij Festivali të 15-të, është imazhi I ri më të cilin, “Marie Kraja” prezantohet. Nje vajzë e re, me një freski delikate ashtu si tingujt e perlave muzikore, e që sheh drejt prespektivës. Ky i imazh, shfaq së jashtmi atë ç’ka do të jetë ky edicionin e 15-të, një Festivali për yjet e rinj të skenës, që vjen plot jetë dhe vitalitet, por dhe me brishtësinë e arieve.

Në këtë përvjetor të 15-të, producentja dhe drejtoresha artistike, Zana Çela, i ka besuar sërish artistëve ndër më të mirët te skenes, mjeshtrit Pali Kuke ne regji, Robert Radoja si drejtor muzikor, Bashkim Zahaj per skenografine  dhe per te disatin vit me radhe dirigjentit italian, Leonadro Quadrini. Festivali Ndërkombëtar Operistik, “Marie Kraja”, do të mbahet në datat 30 dhe 31 tetor, në oren 19.00 në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Kryebashkiaku Veliaj takon komunitetin shqiptar në Japoni: Kyç për forcimin e lidhjeve mes dy vendeve

Kryebashkiaku Veliaj takon komunitetin shqiptar në Japoni: Kyç për forcimin e lidhjeve mes dy vendeve