Festivali Porto Palermos përmbyllet në pedonalen e Himarës! Olen Çesari: Koncertet duam t’i organizojmë në Dhërmi e Palasë

Pas disa koncerteve të sukseshme të mbajtura në Kalanë e Ali Pashës në Porto Palermo, Olen Çezari e përmbylli edicionin e festivalit të këtij viti me një koncert në pedenalen e Himarës. 

Banorë vendas, por edhe turistë të panumërt mbushën shëtitoren duke shijuar   performance e artistit Olen Cezari.

I lumtur nga suksesi i koncertit të mbajtur, por pa e fshehur edhe lodhjen, Olen Çezari tregon se donin të organizonin disa evente të tilla, por nuk gjetën fonde të mjaftueshme.

“I lumtur sepse kemi pare ndryshim të vërtetë. Më në fund kemi pare turizmin e vërtetë që erdhi në Porto Palermo. E ndjemë të nevojshme, edhe publiku na e  kërkonte gjithë kohës të zbrisnim në shesh dhe për here të pare kemi Porto Palermo outdoor, jashtë kalasë. Kishim dëshirë të bënim 4-5 evente të tilla nuk gjetëm dot fondet, por do t’I kërkojmë me vitin tjetër më me insistim  që t’ia dalim të kënaqim publikun e gjithë zonës. Jo vetëm të Himarës siç po e bëjmë këtë vit , por duam të hapemi edhe në Palasë, në Dhërmi etj”

Muzika e mire, Clandestine Orchestra dhe entuziazmi i turistëve e bën koncertin unik thotë këngëtari Dren Abazi që ishte i ftuar special i koncerti të fundit të Olen Cezarit, mbajtur në Himarë. Artisti nga Kosova tha për Report Tv se po punon për një projekt të ri muzikor.

“Ambienti është I jashtëzakonshëm në plazh , ka njerëz, ka dhe të huaj që kanë rastin dhe kënaqësinë me ndjek muzikë të mirë. Patjetër kam projekte të reja. Kjo është diçka që nuk duhet të ndaloj.”

Aktori Gazmend Paja, ishte një tjetër emër që përmes humorit e batutave solli të qeshura për publikun gjatë koncertit të Himarës. 

“Djali nuk më ndahet këto ditë pushimesh. Ju e patë dhe për prova , kur u ngjita filloi të qante. Është ndjesi e bukur kur e di që e ke pranë. Në Himarë na solli arti.”

Olen Cesari në promovim të artit e mbrojtje të ekosistemit, mbledhë për disa fundjavë që nga 12 korriku në Festivalin e Porto Palermos, emrat më të mirë të muzikës, showt e teatrit, brenda e jashtë vendit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot