Festohet 238 vjetori i Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës

TIRANË, 2 Korrik /ATSH-Gjergji Mima/ -Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë në datën 4 korrik 238 vjetorin e Pavarësisë.
Për këtë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë organizoi sot ne mbremje një pritje pranë Galerisë Kombëtare të Arteve, ku ishin të ftuar personalitetet më të larta të vendit, si Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, Zv. Kryeministri Niko Peleshi, kreu i PD-së dhe Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ministra të kabinetit qeveritar, deputetë etj.
Në ceremoni ishin ftuar gjithashtu figura të njohuara, të artit, kulturës, medias, biznesit, sportit etj.
Ceremonia u hap me trupat e Marinsave të Ambasadës Amerikane, të cilët sipas traditës ushtarake kryen parakalimin e flamujve, ndërsa këngëtarja Vikena Kamenica, këndoi himnin shqiptar dhe amerikan.
Festohet 238 vjetori i Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Një grup i përberë prej 4 marinsash të veshur me uniformën e tyre ceremoniale ngritën dhe shkëmbyen flamujt sipas ritualit përkatës.
Kjo traditë e hershme e ushtrisë Amerikane, nderon flamurin e Shteteve të Bashkuara dhe ata që i kanë shërbyer dhe vazhdojnë t'i shërbejnë vendit dhe flamurit.
Më pas Ambasadori Alexander A. Arvizu mirëpriti të ftuarit dhe mbajti fjalimin përshëndetës në Ditën e Pavarësisë së Amerikës. /a.ke/
 
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 18 Janar, 08:40

    A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?



×

Lajmi i fundit

Lezhë/ Arrestohet 37 vjeçari kërcënoi me hanxhar policët, shkuan ta arrestonin se dhunoi prindërit