Festohet 99 vjetori i krijimit
të forcave të armatosura

Festohet 99 vjetori i krijimit<br />të forcave të armatosura
Forcat e Armatosura të Shqipërisë festuan sot 99 vjetorin e krijimit të tyre. Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi dhe njëkohësisht, Komandanti i Forcave të Armatosura Shqiptare vizitoi sot paradite Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) në Akademinë e Mbrojtjes “Spiro Moisiu” ku u prit me ceremonial zyrtar nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Major, Xhemal Gjunkshi, Komandanti i KDS-së, Gjeneral Brigade Agim Lala dhe nga Komandanti i Akademisë, Kolonel Perikli Koliqi.

Komandanti i KDS-së, Gjeneral Brigade Agim Lala u shpreh se "sot, në këtë përvjetor, ne ndjejmë një krenari të ligjshme, jo vetëm se Forcat e Armatosura janë anëtarësuar në NATO, apo nivelet e larta operacionale që ato kanë treguar, por edhe për faktin se kemi trashëguar në vetvete vetitë më të mira të kësaj ushtrie që në moshë po i afrohet shekullit".

“Forca dhe vitaliteti i Forcave të Armatosura qëndron tek demokracia, tek liria. Një popull i lirë meriton një FA të denjë si një pjesë të rëndësishme të gjakut dhe shpirtit të tij. Duke qenë pjesë e rëndësishme e zemrës dhe shpirtit të popullit, ushtria jonë shpalos në këtë 99 vjetor vetitë më të bukura të popullit shqiptar si besnikërinë, guximin dhe dashurinë për atdheun”, nënvizoi komandanti i KDS, gjeneral Lala.

Presidenti Topi, duke uruar të gjithë ushtarakët shqiptarë në këtë 99-vjetor të krijimit të Forcave të Armatosura, mbajti një ligjëratë me temë: “Lidershipi dhe ndikimi i tij në menaxhimin e mjedisit të sigurisë. Rasti i Shqipërisë, rajonit dhe më gjerë” ku theksoi:
“Shqipëria sot vërtet është vend i NATO-s, por Shqipëria sigurisht që nuk do të ishte anëtar i NATO-s në rast se nuk do të kishte aleatë të fuqishëm që e kanë ndihmuar atë që të bëhet e tillë. Kështu që në çdo takim, edhe këtu sot unë dëshiroj të evidentoj një fakt që është historik, është një fakt tradicional që Shqipëria ka qenë me fat që në krahun e saj së pari ka pasur një aleat strategjik, Vendin më të fuqishëm në botë, vendin më demokratik në botë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që e ka asistuar Shqipërinë në sfidat më të mëdha të historisë saj qoftë në historinë retrospektive, qoftë në historinë e viteve të fundit. Padyshim, dhe vende të tjera të Bashkimit Evropian, që ia kanë lehtësuar rrugën Shqipërisë për t’u bërë anëtare e NATO-s. Por, nga ana tjetër unë dëshiroj të theksoj që të bëhesh anëtar i NATO-s nuk mjafton vetëm ndihma e miqve, por edhe duhet ta meritosh”.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, kanosi dhe i kërkoi 200 mijë € ish-deputetit Vladimir Kosta, arrestohet 24 vjeçari

Tiranë, kanosi dhe i kërkoi 200 mijë € ish-deputetit Vladimir Kosta, arrestohet 24 vjeçari