Festohet në Lushnjë, 103 vjetori i krijimit të policisë shqiptare

Shteti i parë shqiptar me 13 janar të 1913 ngriti për herë të parë policinë e shtetit dhe që nga ai vit e më pas policia ka evoluar për t’iu përshtatur edhe kohës.
 
Në Lushnjë u mbajt edhe ceremonia e rastit ku ishin të ftuar përfaqësues të pushtetit vendor, drejtuesit e komisariatit të Lushnjës, ish efektivë, familjet e dëshmorëve të policisë si edhe qytetarë të shumtë.

Kreu i bashkisë Fatos Tushe theksoi në fjalën e tij se pushteti vendor ka bashkëpunuar dhe do të bashkëpunojë ngushtë me policinë e shtetit që qytetarët lushnjarë të ndjehen të sigurt nga keqbërës të ndryshëm qoftë edhe nga ata me kollare e kostum.

Më pas ishin edhe ish efektivët që përshendetën dhe uruan 103 vjetorin e krijimit të policisë së shtetit shqiptar.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0