Feston 119 vjetorin e lindjes, gruaja pretendon se është personi më i vjetër në botë

Feston 119 vjetorin e lindjes, gruaja pretendon se është personi më i vjetër në botë

Seker(Sheker) Arslan, ka festuar ditëlindjen e saj të 119 duke pretenduar të jetë  personi më i vjetër në botë dhe suksesin e çdo gjëje ajo ia dedikon dietës së saj të yndyrshme me gjalpë dhe djathë.

Seker Arslan e festoi ditëlindjen e saj e rrethuar nga familjarët e saj në qytetin verior të Amasya dhe në kartën e identitetit shkruhet se ajo ka lindur më 27 qershor të vitit 1902.

Ajo festoi ditëlindjen të dielën e rrethuar nga nipërit dhe mbesat e saj, në Amasya të Turqisë.

Familjarët i kishin përgatitur një tortë qirinjtë esë cilës tregonin 120 vjeç, por në fakt ajo mbushi 119, por nëse verefikohet e saktë, gruaja do btë thyejë brekordin e moshës duke u bërë personi më i moshuar në botë.

Zonja Arslan ka 6 fëmijë, 12 nipër e mbesa dhe mendohet ta ketë trashëguar jetëgjatësinë nga e ëma e cila jetoi gjithashtu deri 110 vjeç.

Vajza e saj, Serap Yueksel ia dedikon jetën e gjatë të nënës së saj të ushqyerit me prodhime natyrale si, gjalpë, djathë e mjaltë.

“Gjalpi, djathi dhe mjalti nuk mungojnë në tavolinë. Ajo e zë kosin vetë dhe akoma e ha një vezë të zierë çdo mëngjes”.

Pavarësisht kësaj, ajo është e rrethuar nga të afërmit, pasi jeton me vajzën e saj, dhëndrin dhe dy nipërit e mbesat

Serap tha se e vetmja keqardhje e nënës së saj ishte që nuk kishte ende ndonjë stërnipër.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja