FH: Shqipëria me liri të pjesshme
të medias, bie me 2 pozicione
“Liria e medias në Shqipëri e Kosovë është pjesërisht e lirë”. Kjo është ajo që thuhet në raportin e fundit të organizatës ndërkombëtare “Freedom House” ditën e sotme, në raportin e përvitshëm mbi lirinë e medias.
“Liria e medias në Shqipëri e Kosovë është pjesërisht e lirë” Kjo është ajo që thuhet në raportin e fundit të organizatës ndërkombëtare “Freedom House” ditën e sotme, në raportin e përvitshëm mbi lirinë e medias.
Që të dyja shtetet janë të pozicioniara në vendin e 98. Krahasuar me një vit më parë në pozicionin e raporit Shqipëria ka humbur dy pozicione përkatësisht nga vendi i 96. Sa i përket Kosovës vihet re një përmirësim i lehtë në tabelën pozicionale, ku nga vendi i 102, tashmë renditet në vendin e 98.
Megjithatë që të dyja vendet gjenden në të njëjtën kuotë pikësh si vitin e kaluar, 49, ku shkalla 0 është rezultati më pozitiv, ndërsa shkalla 100 është pika më e ultë.
Sa i përket vendeve të rajonit Serbia është e 74-ta, Mali i Zi në vendin e 78-të, Kroacia në vendin e 83-të, me të njëjtin vlerësim, liri e pjesshme e medias.
Ndërsa Bosnja dhe Hercegovina dhe Maqedonia radhiten pas Shqipërisë dhe Kosovës në vendin 103, përkatësisht 122, por po ashtu me liri të pjesshme të medias.
Freedom House thekson në raport se liria e medias ka shënuar rënien më të madhe në dekadën e fundit. Sipas raportit vetëm një në shtatë njerëz jeton në vendet me media të lirë.
(Në foto: Pozicioni i Shqipërisë dhe Kosovës në raportin e Freedom House)Në raport thuhet se rënia e përgjithshme e lirisë së medias është nxitur pjesërisht nga zhvillimet në disa shtete të Lindjes së Mesme, problemet në Turqi, Ukrainë, si dhe përkeqësimi sipas raportit në mjedisin e medias në SHBA.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4450
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09