Një person, i cili ka qëlluar me armë zjarri në fshatin Gorishovë të Fierit është arrestuar nga policia, ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe armë kallashnikov me të cilën ka qëlluar.
Sipas policisë, në pranga u vu 30-vjeçari me iniciale D. A., i cili në momentin që ka kryer veprimin dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur, ndërsa armën e kishte fshehur në pyll.
Ngjarja ka ndodhur gjatë natës rreth orës 01:00, ndërsa për fat të mirë nuk ka persona të lënduar.
Materialet për ngjarjen i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.