FIER – Mesditën e sotme një 40 vjeçar ka tentuar të vrasë veten. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Qarr të komunës Levan, ku shtetasi Sokol Ferko, 40 vjec ka tentuar të vetëhelmohet. Ai është i martuar me një shtetase rumune dhe ka dy fëmijë nga kjo martesë.
Sipas policisë, shtetasi do të nisej sot drejt Rumanisë ku jetonte bashkëshortja e tij. Ai është transportuar në spital për marrjen e ndihmës shëndetësore, nga ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

(aq/shqiptarja.com)