Fier, 768 familje
pa ndihmë sociale

Fier, 768 familje<br />pa ndihmë sociale
Prej më tepër se 4 muaj, rreth 768 familje nuk kanë marrë paratë e ndihmës sociale në qarkun e Fierit. Gjithcka prej problemeve të shumta në këtë qark.

Prefekti i Fierit, Bujar Hasaj, në një shkrese dërguar Bashkisë së Fierit, ka njoftuar se nuk njeh procedurën e mbledhjes së Këshillit Bashkiak të zhvilluar më 25 nëntor, ku u miratuan 18 vendime, mes të cilave dhe ajo e ndihmës ekonomike. Bllokimi i këtij vendimi penalizon edhe 768 familje që marrin ndihmë ekonomike.

Tashmë që festat e fundvitit po afrojnë, kryefamiljarët shpresonin të zhbllokohej situata dhe ata të mund të marrin pagesat e mbartura prej muajsh, të paktën për të festuar me fëmijët e tyre natën e ndërrimit të viteve.

Problemi me ndihmat ekonomike është mbyllur këtu për këtë vit, kur Dega e Thesarit në Fier ka deklaruar se afati i fundit për të bërë veprime dhe xhiruar lekët ishte pikërisht dita e djeshme deri në orën 12:00. Pas kësaj ore nuk mund të bëheshin veprime. Nënkryetari i Bashkisë së Fierit, Florjan Muçaj, u shpreh se prefekti, edhe nëse e ka parë si jo të arsyeshme mbledhjen, duhej që së paku të kalonte ndihmat ekonomike.

Banorët paralajmëruan se do të protestojnë në ditët në vazhdim.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online