FIER - Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë, në vendin e quajtur Bocovë në Fier. Një motorr është përplasur me një këmbësor 85-vjeçar, i cili ka marrë lëndime në trup ndërkohë që si pasojë e goditjes së fortë është dëmtuar dhe drejtuesi i motorrit.
Drejtuesi i motomjetit Ardi Metushi, 37 vjeç dhe i moshuari Neki Bida, janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
'Rreth orës 18:20, në Boçovë, motomjeti me drejtues shtetasin A. M., 37 vjeç, ka përplasur këmbësorin, shtetasin N. B., 85 vjeç. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit dhe këmbësori janë dëmtuar dhe ndodhen në Spitalin Rajonal Fier, në kujdesin e mjekëve.', njofton policia.
Ndërkohë në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor të cilët po kryejnë të gjitha veprimet procedurale për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti me dy të lënduar.