FIER - Rreth orës 23:30 një motoçikletë është përplasur me një automjet tip benz duke shkaktuar vdekjen e një personi. Viktima është 20 vjeçari Edlir Lushnjari i cili ishte pasagjer në motoçikletë. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Frashër të komunës Zarëz.

Shkak për aksidentin ka qenë mungesa errësira dhe mungesa e sinjalistikës në rrugë. Edlir Lushnjari është dërguar menjëherë në spitalin e Fierit por ka humbur jetën vetëm pak minuta më vonë nga plagët e marra.

Policia ka shkuar në vendngjarje për të kryer hetimet përkatëse. Drejtuesi i motoçikletës ka pësuar disa dëmtime të lehta dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti ka qenë i dyfishtë, pasi përpara se të përplasej me benz-in, motoçikleta ka përplasur një kalimtar të rastit dhe më pas ka shkuar drejt makinës. Kalimtari është shtetasi P. Rama17 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit pasi pësoi disa trauma në këmbë.

(b.m/shqiptarja.com)