Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin e vjetër Fier- Ballsh, pranë fshatit Plyk.  

Dy automjete janë përplasur me njëra - tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur dy të plagosur.

Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Dy të plagosurit të cilët po udhëtonin me mjetin tip “ Skoda” janë nënë e bir, ku djali ishte drejtuesi i mjetit.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.