Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Levan- Tepelenë, në Poçem ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00, ku automjeti me drejtues Bilbil Haruni, është përplasur me automjetin me drejtues Luan Azizllari.

Si pasojë të plagosur kanë mbetur 3 persona, njëri prej drejtuesve dhe dy pasagjere.

 Sipas burimeve policore nga vendngjarja dyshohet se shkak i aksidentit është bërë një parakalim i gabuar dhe lagështira në rrugë.

Njoftimi i policisë:

Mallakastër/Informacion paraprak. Rreth orës 16:00, në aksin rrugor "Levan-Tepelenë", në Poçem, automjeti me drejtues shtetasin B. H., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin L. A.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi L. A., dhe dy pasagjeret në automjete, shtetaset M. H., 44 vjeçe dhe E. A., 39 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.