Fier- Aksident në aksin Levan-Vlorë mbrëmjen e sotme (21 Janar). 

Për shkak të reshjeve të dendura të breshërit, rruga është bërë e rrëshkitshme dhe gjithashtu shkak i këtij aksidenti. 

Për pasojë janë aksidentuar 3 automjete në vendin e quajtur “Mbikalimi i Levanit”. Për momentin nuk ka raportime për të dëmtuar.

Gazetarja e Report TV, Marsela Topi, informon se Policia ka shkuar menjëherë drejt vendngjarjes.

Në pamjet e siguruara shihet qartë rruga e mbuluar nga breshëri i rënë, gati plotësisht e mbuluar dhe mjetet që lëvizin me vështirësi për shkak të lagështirës dhe rrezikut për t'u aksidentuar.