35-vjeçari Erion Shabani ka rënë në prangat e policisë në Fier, pasi në aksin rrugor Fier-Sheqishtë, duke drejtuar mjetin tip ford me targa AA 071 FT, ka aksidentuar këmbësorin, N.G, 67 vjeç, banues në fshatin Dukas Patos, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallë së Parë Fier për veprën penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor" parashikuar nga Neni 290 i Kodit Penal.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)