FIER- Suedia do t’i thotë po statusit të vendit kandidat për Shqipërinë. Këtë e ka shprehur nga qyteti i Fierit, ambasadori suedez Patrick Svensen, duke thënë se kjo përgjigje për pranimin e Shqipërisë në BE, ka qenë edhe në muajin dhjetor nga Suedia.
 
Gjermania, Holanda, Britania dhe Franca e kundërshtuan kandidaturën e Shqipërisë vitin që shkoi, ndërsa vende si Suedia, Italia dhe Greqia janë avokate të një integrimi më të thellë të shteteve të Ballkanit Perëndimor në bllokun europian, si mënyrë për të ndihmuar në zbehjen e konflikteve sociale e politike të rajonit.
 
Dhe në dhjetor Komisioni Europian propozoi marrjen e statusit të vendit kandidat, por sugjerimi i tij u kundërshtua nga disa prej vendeve anëtare me argumentin se nevojitej më shumë progres sa i takon sundimit të ligjit.
 
Këshilli Europian tani do të marrë vendimin në fund të muajit.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)