Fier/ ‘Apolo Art Colony 22’ mbledh 21 artistë nga disa vende! Ekspozohen 25 krijime, nga figurativja te abstraktja

Krijimtaria e 21 artistëve nga vende të ndryshme të botës u prezantua është në ediconin e 11-të të ekspozitës “Apolo Art Colony 22’ në Galerinë e Arteve “Vilson Kilica”, në Fier

25 punime të estetikës së artit pamor nga motivet personale, tek figurativja dhe abstraktja ishin pjesë e krijimeve nga artistë të vendeve fqinje, por edhe nga Britania dhe Ukraina.

“Në këto kohë lufte ajo që mund të bëjmë është që të japim ngjyrat e paqes, sepse ky është edhe thelbi i artit. Në punën time unë paraqes shumë ngjyra, ngjyra të ndryshme pasi unë besoj në të ardhmen se sa e rëndësishme është të jetojmë në paqe e të jemi nw miqësi me njëri-tjetrin. Ndihem shumë e lumtur këtu në vendin tuaj, më pëlqen Shqipëria.

Për Saimir Hametaj një nga organizatorët e ekspozitës, aktivitete të tilla janë një mënyrë e mirë për të promovuar artin vendas dhe të huaj.

“Kanë qenë artistë kryesisht nga nga disa vënde të Ballkanit, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova, Serbia, Bullgaria por edhe Ukraina, Britania dhe Bjellorusia. Ky është aktivitet që promovon jo vetëm vlerat e artit po edhe vlerat e rajonit", tha Saimir Hametaj, organizator i ekspozitës.

Ekspozita “Apolo Art Colony 22’ do të qëndroje e hapur për publikun për 3 javë në Galerinë e Arteve në Fier .

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit