Fier, arrestohen 2 italianë
për vjedhje me dhunë

Fier, arrestohen 2 italianë<br />për vjedhje me dhunë
Policia e Fierit në operacionin e koduar “Furtuna” ka arritur të vërë në pranga dy shtetas italianë , të cilët akuzohen për disa vjedhje me dhunë të ndodhura në qarkun e Fierit. Të arrestuarit janë dy shtetas me banim në Lecce: Giuseppe Margiotta , 33 vjeç dhe Franco Gallucci, 31 vjeç.

Falë ndjekjes së vazhdueshme nga strukturat e Policisë dhe hetimeve profesionale u arrit të dokumentohen plotësisht tre vjedhje me dhunë të ndodhura në qytetin e Ballshit, Fierit dhe Lushnjës, si dhe po punohet për vjedhje të tjera të ndodhura në qytete të tjera.

Ditën e djeshme, në qytetin e Ballshit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur me dhunë një sasi bizhuterish në një argjendari. Më datë 17 janar 2012, dyshohen se kanë vjedhur me dhunë në bashkëpunim, një tjetër argjendari në qytetin e Fierit. Ndërkohë më datë 26 janar 2012, në Lushnjë, dyshohen se i kanë vjedhur me dhunë dy shtetasve shumën prej 1,5 milionë lekë (të vjetra). ah/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri

VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri