FIER- Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi në banesë iu gjetën 29 kilogramë kanabis.

Banorët raportuan dyshimet e tyre dhe më pas policia ndërhyri.

Policia kontrolloi banesën e  M. Ç., 51 vjeç, në Usojë të  Mallakastrës dhe në atë moment në shtëpi ndodhej edhe personi A. S., 45 vjeç, bashkëpuntor por me banesë në Fier.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".