FIER- Dy persona janë vënë në pranga për shkak se akuzohen për vepra të ndryshme penale.
Një nga të arrestuarit është A. B, 24 vjeç, banues në Levan, Fier pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje. Pas kontrolleve të ushtuara në banesën e tij këtij të riu i janë gjetur një automatik 1 krëhër dhe 10 fishekë. Ai tashmë do të përballet me akuzën për veprën penale "Mbajta pa leje e armëve dhe municionit luftarak" për të cilën parashikohet dënimi nga 5 deri në 7 vjet.
Po ashtu në pranga nga policia e Fierit është vënë edhe një 19-vjeçar banues në Boçovë, Fier pasi ishte shpallur në kërkim për vjedhje. Ndaj tij Gjykata e Fieri kishte dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale "Vjedhja".