FIER- Një 34-vjeçar nga Fieri ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohej për vjedhje. Sipas Drejtorisë së Policisë së Fierit, shtetasi Artan Mezini, banor i lagjes Karbunarë e Madhe, ishte në kërkim për vjedhje në bashkëpunim, ngjarje e ndodhur në vitin 2003.
34-vjeçari, Artan Mezini, akuzohet për vjedhje me dhunë me armë, e kryer në bashkëpunim. Në atë kohë, autorët e ngjarjen i morën shtetasit I.Musai, në shtëpi 1 milionë lekë dhe një sasi të madhe bizhuterish.
Ngjarja në atë kohë ishte pa autor dhe nga Prokuroria, iu rikthye policisë për hetime që të gjendet autori.
Pas 8 muajsh hetime, u zbulua njëri nga 4 autorët e ngjarjes, Artan Mezini, person me precedent të tjerë penalë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com