Policia e Fierit ka arrestuar një 35-vjeçar, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike mbi të vëllain e tij.
Erjon Bako, 35 vjeç, banues në Mbyet, dyshohet se ka dhunuar në 26 qershor vëllain e tij.
Njoftimi i plotë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:
•Erjon Bako, 35 vjeç, banues në Mbyet, Fier.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi më datë 26.06.2018, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait të tij, shtetasit G.B, 47 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier Për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga Neni 130/a/3 i Kodit Penal.
Komento