FIER - Një 49-vjeçar, i identifikuar si Shpëtim Kanda ka rënë në prangat e policisë pasi qarkullonte i armatosur me pistoletë me fishek në fole, gati për qitje. Kanda rezulton i dënuar 2 herë më parë, për veprat penale "Vrasja", "Vrasja”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, dhe "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit luftarak". 

49-vjeçar, i cilësuar si person me rrezikshmëri shoqërore, u kap në fshatin ‘Hoxharë’, dhe gjatë kontrollit, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole, gati për qitje, dhe një krehër me municion luftarak.  

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe automjeti tip "Benz" me të cilin udhëtonte Kanda. Në vitin 2007, qëlloi për vdekje Armand Dervishin pas një sherri për gërvishtjen e makinës në afërsi të plazhit të Darëzezës. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:43
Qarkullonte i armatosur, kush është 49-vjeçari i arrestuar në Fier! Kreu vrasje në 2007 pas sherrit për gërvishtjen e makinës

1672908403_kan.JPG

Shpëtim Kanda, 49 vjeçari që ra në prangat e policisë së Fierit akuzohet për një vrasje të kryer në vitin 2007. Pas një sherri për gërvishtjen e makinës, u konfliktua me Arjan Dervishin, të cilin e qëlloi më vdekje me 2 plumba në afërsi të plazhit të Darëzezës.

Dervishi, i martuar dhe me 2 fëmijë po nisej për në shtëpi pasi kaloi ditën në plazh. 300 metra larg bregut të detit, në një rrugë të ngushtë, makina e tij u fërkua me atë të Kandës, i cili nuk hezitoi të nxirrte pistoletën e ta qëllonte në kraharor duke e lënë të vdekur.

Pas vrasjes, Kanda e braktisi makinën dhe u largua me këmbë, por u kap më vonë. Për këtë ngjarje qëndroi 6 vite në burg dhe më pas u lirua me kusht.