Policia e Fierit ka arrestuar këtë të premte një person, nën akuzën e tentativës së grabitjes me dhunë. Sipas policisë mësohet se në pranga ka rënë Lajden Azizaj, i cili një ditë më parë rreth orës 21.30 kishte tentuar të vidhte një argjendari në pronësi të shtetasit me inicialet E.R. Pas disa orësh ndjekjeje, blutë e Fierit kanë arritur të kapin autorin, i cili u gjet në shtratin e lumit Gjanicë.
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)










