FIER - Një autobus i linjës Fier-Patos ka marrë flakë në lëvizje këtë pasdite, si pasojë e një defekti teknik.
Të trembur nga incidenti pasagjerët kanë braktisur menjëherë autobusin por falë reagimit të menjëhershëm të forcave të Policisë dhe zjarrfikëses është bërë e mundur fikja e zjarrit.
“Rreth orës 19:15, në aksin rrugor "Fier-Patos", dyshohet se për shkak të një defekti teknik, ka marrë flakë në ecje, një autobus me drejtues shtetasin I. Xh.”,-njofton policia.
Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin me prova ligjore të shkakut të rënies së zjarrit.