Një aksident rrugor është regjistruar në Kallm të Fierit, ku një automjet tip “Volkswagen” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal vaditës, në aksin që të çon drejt inceneratorit.

Sipas burimeve policore, dyshohet se aksidenti ka ndodhur gjatë orëve të natës, pasi drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin në një kthesë, duke përfunduar jashtë rruge.

Fatmirësisht, nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa automjeti ka pësuar dëme materiale.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e drejtuesit të mjetit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.