Një automjet është përplasur me bordurën e rrugës në qendër të qytetit të Fierit, por fatmirësisht nuk janë shënuar viktima apo të plagosur, por vetëm dëme materiale.
Siç bën të ditur policia, ngjarja ka ndodhur shumë afër institucionit të bashkisë kur një mjet tip Opel ndërsa po kalonte pranë lulishtes është përplasur me një shtyllë metalike ndriçimi, të cilën e ka dëmtuar.
Nga kjo përplasje mjeti është dëmtuar ndërsa ka goditur lehtë edhe dy mjete të tjera, të cilat ishin parkuar anës rrugës.
Për rreth 20 minuta njëri krah i kësaj rruge u bllokua ndërsa policia rrugore ka bërë disiplinimin e trafikut.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com