Autori i krimit ka shkuar i shoqëruar nga policia tek vendi ku kishte groposur Kreshnik Beqirin. Policia e ka dërguar atë edhe në vendin ku qëndronin mjetet që ai ka përdorur për të kryer vrasjen. Çekiçi ndodhej në një magazinë me mjete të tjera pune të atij lloji.

 


kreshnik beqiraj
Viktima Kreshnik Beqiraj

Nga kryerja e veprimeve proceduriale u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: një batanije e cila kishte shërbyer për transportin e trupit, një çekiç me të cilin autori ka kryer krimin, mbetje të trupit të cilat u dërguan pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë, për ekzaminim të mëtejshëm.

Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Vrasje me dashje“.

Fier
Vendi ku u gjet viktima

cekici perdorur ne krim fier kreshnik beqiri viktima
Çekiçi me të clin autori kreu vrasjen

 

d.gj/ Shqiptarja.com