FIER - Një banesë dykatëshe në qytetin e Fierit është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm, ndërsa raportohen vetëm dëme materiale dhe jo në njerëz. Mësohet se shkak për këtë është bërë një shkëndijë elektrike.

Sipas policisë, pronarët e banesave, Luli Xhafa dhe Liri Lulaj kanë qenë brenda, por fatmirësisht nuk ka patur të lënduar, edhe pse godina është shkrumbëzuar.

Forcat zjarrfikëse kanë ardhur në vendngjarje ndërsa kanë izoluar flakët që të mos kalonin në hyrjet e tjera. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)