Fshati Sheq i Fierit nuk i ka shpëtuar tërbimit të lumit Gjanica, ujërat e të cilit edhe në këtë fshat kanë pushtuar dhjetra banesa dhe tokë bujqësore.
Këto pamje që sjell Report Tv janë marrë përgjatë aksit Marinzë- Fier dhe nuk kanë nevojë për shumë koment.
Uji i lumit ka depërtuar brenda banesave dhe subjekteve tregtare në këtë zonë.
Në mungesë të ndihmës nga ana e pushtetit vendor, banoret përmes pompave elektrike po nxjerrin ujin nga banesat dhe dyqanet e tyre.
U ishte premtuar nga drejtuesit e rinj të bashkisë së përmbytjet në këtë zonë nuk do të ktheheshin më , por ky premtim mbeti vetëm në kuadër të fushatës elektorale.
Këta pamje janë marrë në banesën e shtetasit Altin Rama, ku duket qartë se uji tashmë është bërë zot shtëpia.
Ka shkatërruar gjithçka duke filluar nga elektroshtëpiaket dhe orenditë tjera, ndërsa kryefamiljari bën apel për ndihmë.
“Kjo është shtëpia ime jam përmbytur siç e patë vetë juve komplet. Çdo gjë është shkatërruar s kemi çfarë të bëjmë asgjë ne s kemi ku flemë aty”, tregon banori.
Të njëjtin fat ka pasur edhe banesa e Mina Dumit, e cila rrëfen për ReportTV dëmet që ka pasuar nga përmbytjet.
“Flet vetë pamja nuk ka nevojë për koment çfarë të themi më tepër pa punë pa gjë me të vërtetë jemi në gjendje kritike. Jemi përmbytur po jetojmë akoma me ankth nata me një fjalë duket se po na sjell prapë shira nuk e dimë ku do qëndrojmë. Unë lavatriçen elektroshtepiaket i kam të gjitha të mbaruara”, tregon banorja.
Ndërkohë drejtuesit e pushtetit vendor kanë zgjedhur të fshihen përballë kësaj situatë.
Redaskai online
(s.m/shqitarja,com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.9%
-
Pak
60.6%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 1204
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vettingu/ KPA lë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin e prokurorit të Vlorës Dritan Marku
5 Shkurt, 23:00
-
Beograd/ Ministri i Jashtëm flet me zyrtarin amerikan: Serbia duhet të jetë ndër partnerët kryesorë të SHBA-së në Evropë
5 Shkurt, 22:50
-
Diaspora/ Balla u drejtohet emigrantëve: Regjistrohuni në KQZ, nga sot hiqet edhe pengesa e dokumentit biometrik të skaduar! Deri tani janë 94 mijë të konfirmuar (VIDEO)
5 Shkurt, 22:45
-
Non-grata e Berishës, Flogert Muça: Përtej oqeanit nuk ka lajme të mira! Beloja ndoshta e ka gënjyer, Trump ka hallin e Groenlandës apo Gazës
5 Shkurt, 22:40
-
'Vota e diasporës nuk mund të anulohet', Përparim Çaça: Jemi në mes të dasmës! Nuk mund të zhbëhet
5 Shkurt, 22:30
-
Itali/ Udhëtonin drejt Irlandës si ‘francezë’, arrestohen në aeroportin e Trevizos 3 shqiptarët, mes tyre dhe një vajzë
5 Shkurt, 22:29
-
Tabaku për Primaret në PD: Duhet konkurrencë e shëndetshme brenda partisë! Teza e qeverisë teknike nuk ka rënë
5 Shkurt, 22:06
-
Kushti i Berishës rrezikon votën e diasporës, Lavdrim Krashi: Rregullat e lojës nuk ndryshohen pasi ka nisur loja! Kthupi: PD ishte e bindur se emigrantët nuk do votonin
5 Shkurt, 21:56
-
Itali/ Çmontohen 2 banda të ‘skifterëve’ shqiptarë, 61 të arrestuar! Fitimet i riinvestonin në trafik droge, sekuestrohen 8 mln euro kokainë dhe hashash
5 Shkurt, 21:55
-
Tragjike në Itali/ Helikopteri rrëzohet brenda kështjellës mesjetare, 3 viktima, mes tyre trashëgimtari i një familje të njohur
5 Shkurt, 21:43
-
Santorini shkundet nga tërmeti 5.2 ballë, më i fuqishmi deri tani! Ishulli kthehet në fantazmë, ja çfarë thonë sizmiologët
5 Shkurt, 21:29
-
Darka me kryebashkiakët e samitit 'Pakti i Qyteteve të Lira', Veliaj: Po ndërtojmë copën tonë të Europës në Tiranë
5 Shkurt, 21:18