200 familje në fshatin Shën Pjetër të Fierit prej vitesh vuajnë për ujin e pijshëm. Ata thonë se uji në çezmat e tyre vjen i ndotur pasi tubacionet janë tërësisht të amortizuara dhe sëbashku me ujin e pijshëm përzihen edhe ujërat e zeza. Edhe pse shqetësimin e tyre e kanë ngritur në institucionet shtetërore, banorët e këti fshati thonë se nuk po gjejnë zgjidhje.
“Nuk ka ujë të pijshëm, e blejmë ujin e pijshëm. Kemi 20 vite që e blejmë. Është i papijshëm. Se si ujë e kemi, po s’e pijmë. Vijnë makinat, shesin ujë, e blejmë.”-ka thënë banorët e Shën Pjetrit.
Ndër të tjera banorët shprehen se uji është aq i ndotur sa as lopët nuk e konsumojnë atë.
“Edhe lopa nuk e pi këtë ujë. Nuk di çtë them. Është ngritur zëri për ujin, por ai ujë është prapë.”-është shprehur një tjetër banor.
Prej vitesh banorët e Shën Pjetrit detyrohen të blejnë ujë me autobote për të mbuluar nevojat e tyre jetike, e për bashkinë e Fierit kjo problematikë as që është në rend dite, pavarësisht ankesave të këtyre banorëve.