Fier, Bashkia: Aksion përgjatë lumit
të Gjanicës, do prishen 600 objekte

FIER - 600 objektet e ndërtuara përgjatë lumit Gjanica do të prishen për t’i hapur rrugë investimit për rehabilitimin e tij. Ky lajm vjen nga Bashkia e Fierit.
 
Zyra e Regjistrimit të pasurive të paluajtshme në Fier ka dërguar emrat e objekteve që ndodhen përgjatë lumit Gjanica në një gjatësi prej 6,2 km që përshkon zonën për të cilin është parashikuar të ndodhë edhe zbatimi i projektit për pastrimin, sistemimin e lumit Gjanica.
 
Sipas nënkryetarit të Bashkisë së Fierit Flamur Mato, nga vëzhgimi që INUK Fier ka bërë, rezulton së 95 objekte që preken nga zhvillimi i projektit, 35 prej tyre janë konstatuara nga zyra e legalizimeve me tituj pronësie. Procesi vazhdon për saktësimin e objekteve të tjera që do të prishen. 

Në një gjatësi prej 6.2 km sipas hartës territoriale është një zonë e qytetit për të cilën parashikohet të zbatohet projekti i qeverisë shqiptare për rehabilitimin e lumit Gjanica. Në këtë zonë prej vitesh derdhen mbetjet e hidrokarbureve të kompanive të zonës duke e kthyer në një kërcënim për banorët.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 15 Shkurt, 08:36

    Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?



×

Lajmi i fundit

Kuvend/ Zhupa kërkon shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH: Shkelje të rënda të ligjit dhe abuzime financiare! Bënë rolin e budallait!

Kuvend/ Zhupa kërkon shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH: Shkelje të rënda të ligjit dhe abuzime financiare! Bënë rolin e budallait!