Lumi Gjanica në Fier ishte kthyer në makth për banorët, pasi shumë herë ka përmbytur shtëpitë e tyre.
Por pas ndërhyrjeve të Bashkisë së Fierit, lumi ishte sistemuar për një kohë të gjatë. Por papërgjegjshmëria e disa bizneseve po i rikthen identitetin lumit të tmerrit. Në shtratin e lumit përsëri kanë rifilluar të hidhen mbetje urbane dhe hidrokarbure që vinë nga zonat naftëmbajtëse. Banorët shprehen mjaft të indinjuar me situatën e paraqitur.
“Nuk është faji i Bashkisë së Fierit për mbetjet hidrokarbure, këto janë probleme të naftës dhe duhet vetë ndërmarrjet e naftës private ose shtetërore për t’i pastrua këto mbetje, pasi janë në dëm të të gjithë komunitetit”,është shprehur një prej banoreve.
Ndërsa në Bashkinë e Fierit shprehen se do të merren masa duke iu vendosur gjoba të gjitha bizneseve që hedhin mbetje në lumin Gjanica.
Ndërkohë një qytetar tjetër ka vënë në dukje që janë edhe vetë banorët të cilët ndotin lumin, pasi hedhin në të mbeturina të ndryshme.
“
Duhet të jemi ne të ndërgjegjshëm në radhë të parë për të mos hedhur mbeturina sepse në vend që t’i hedhin te koshi i hedhin në Gjanicë”, tha një qytetar tjetër.
Përveç problemeve me përmbytjet që u krijohet banorëve të cilët kanë shtëpitë rreth lumit, këto mbetje përfundojnë në det ku rreziku shtohet dyfish pasi derdhja e kimikateve të ndryshme përcillet direkt në shëndetin tonë.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7429
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tjetër hap fals, Barcelona barazon 2-2 në Vigo! Celta i shënon dy gola në fund
23 Nëntor, 22:59
-
VIDEO/ Mirlind Daku shënon dy gola në Rusi, ia dedikon Martinit: Ai shndrit parajsën
23 Nëntor, 22:43
-
Burim nga ushtria ukrainase: Kemi humbur mbi 40% të territorit të pushtuar rus në Kursk
23 Nëntor, 22:35
-
Protestat kundër Izraelit dhe NATO-s në Montreal, kryeministri Trudeau dënon dhunën
23 Nëntor, 22:08
-
Sylvinho 'motivon' Cristian Shpendin, sulmuesi i Kombëtares shënon golin e nëntë në Itali
23 Nëntor, 21:39
-
Lefter Nika zgjidhet kryetar i Partisë MEGA, parti e minoritetit grek në Shqipëri
23 Nëntor, 21:27
-
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
23 Nëntor, 21:12
-
'Sabotim'- Kush i preu kabllot në Detin Baltik, kinezët apo rusët?
23 Nëntor, 20:51
-
Poloni, fermerët bllokojnë kalimin kufitar me Ukrainën
23 Nëntor, 20:39
-
VIDEO/ Manchester City në krizë, 'Qytetarët' dhe Guardiola pesë humbje radhazi! Tottenham i shënon 4 gola në 'Etihad'
23 Nëntor, 20:27
-
Durrës/ Plagosje me thikë në lagjen nr.4! Kapen dy vëllezërit, 32 vjeçari dërgohet në spital (EMRAT)
23 Nëntor, 20:19
-
GOLAT/ Milan e Juventus 0-0 në një sfidë të shëmtuar, Atalanta fiton dhe merr kreun! Interi i jep 'shuplakë' Veronas
23 Nëntor, 20:00