FIER-Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në lagjen Apolonia në Fier. Një mjet tip benz ka përplasur një motoçikletë ku si pasojë ka mbetur i vdekur drejtuesi i saj. Mësohet se viktima është 68-vjeçari Petraq Shutermeja, ndërsa drjetuesi i mjetit është 19-vjeçari me iniciale N.M.
Viktima është dërguar në spital po nuk ka mundur t'i mbijetojë plagëve të marra. Bluzat e bardha thanë për Report Tv se ai ka mbërritur pa shenje jete në spital.
Foto nga vendi i ngjarjes
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes ku po punon për zbardhjen e plotë të saj.
Komento