FIER-Një punonjës i një firme kabllore ka rënë këtë të mërkurë nga shtylla e lagjes Nr.2 të Rroskovecit, teksa ishte në detyrë.
Report Tv raporton se bëhet fjalë për Gentian Dervishi, 35 vjeç, banues në Patos.
Paraprakisht dyshohet se 35-vjeçari duke punuar, ka rënë nga tensioni i energjisë elektrike. Sakaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes.
Komento