Fier, bien të mbjellat e grurit, shkak
kushtet jo të favorshme atmosferike

Fier, bien të mbjellat e grurit, shkak<br />kushtet jo të favorshme atmosferike
Fier - Rënia e interesit të fermerëve, por edhe kushtet atmosferike jo të favorshme, kanë bërë që sipërfaqet e mbjella me grurë në Qarkun e Fierit, të jenë më të ulëta se vitet e tjera. Kur po afron fundi i sezonit dhe afër 96 për qind e sipërfaqes së mbjellë, është korrur, Drejtoria e Bujqësisë dhe Ushqimit në Fier ka deklaruar, se është reduktuar ndjeshëm sipërfaqja e mbjellë, si dhe ka rënë rendimenti.
 
Sipas të dhënave, në qarkun e Fierit janë mbjellë këtë sezon 17.500 hektarë me grurë, ose 1500 hektarë më pak se vitin e kaluar. Shkak për këtë, sipas të njëjtave burime, kanë qenë kushtet e motit dhe rënia e interesit të fermerëve, pasi kostot janë të larta. 

“Kushtet klimaterike dhe përkushtimi i fermerit dhe i politikës së qeverisë nuk ka qenë dhe ende nuk është për kulturën e grurit në ato parametra që duhet dhe përkojnë me natyrën shqiptare dhe veçanërisht me tokën bujqësore fushore dhe kodrinore që ka qarku i Fierit” tha për A1 Report Drejtues i Shërbimit Këshillmor në Drejtorinë e Bujqësisë në Fier, Et’hem Bidaj. Pas viteve 90, sipërfaqet e mbjella me grurë në Fier janë reduktuar më mbi 70 për qind, duke bërë që sytë të kthehen nga importi.


(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

KFOR dhe Lista Serbe bisedojnë për zhvillimet e fundit të sigurisë

KFOR dhe Lista Serbe bisedojnë për zhvillimet e fundit të sigurisë