TIRANE- Mungesa e fondeve do të sjellë që të vegjlit të marrin bukë me vete, dukuri e cila sipas saj është tërësisht anormale dhe zbatohet për herë të parë në bashkinë Fier.
Në një deklaratë për shtyp të dhënë në mesditën e së premtes, Moci shpjegon se gjendja e krijuar është e vështirë dhe lidhet me kalimin e një fondi prej 87 milionë lekësh në favor të kompanisë CEZ, shumë e cila i është marrë bashkisë Fier, si aksionere në SH.A Ujësjellës. Kjo e fundit i detyrohet ndër vite kompanisë CEZ miliona lekë të pashlyera dhe për këtë duhet të paguajnë vogëlushët fierakë. "Nisur nga ky fakt, Drejtoria e Përgjithshme e Buxhetit pranë Ministrisë së Financave ka autorizuar Degët e Thesarit në rrethe, që të na bllokojë çdo fond që akordohej për kopshtet publike. Në këtë mënyrë që nga dita e hënë nuk do të ketë më shërbim mence në kopshte. Fëmijët do të rrijnë aty me të njëjtin orar, pra nga ora 08:00-16:00, por ushqimin do të jenë të detyruar ta sjellin nga shtëpia. Ndërsa për dy çerdhet në qytetin tonë, duke qenë se kemi të bëjmë me fëmijë shumë të vegjël, aktiviteti i tyre do vazhdojë si më parë dhe do të jetë bashkia ajo që do t'i mbulojë këto shpenzime nga të ardhurat e saj"- ka vijuar më tej Moci.
BASHKIA
Edhe kryebashkiaku i Fierit, Baftjar Zeqaj e ka quajtur absurd këtë veprim të Ministrisë së Financave. Ai tha se nuk kanë pse të paguajnë fëmijët fierakë për një veprim bllokues të qeverisë shqiptare e më konkretisht të ministrisë së Financave. "Nëpërmjet një shkrese të qershorit, nisur Bashkisë Fier, Ministria e Financave nuk na jep të drejtë si institucion vendor të prekim grantin që nga data 1 korrik. Pra tek ne mbërriti shkresa zyrtare për bllokimin e pjesës së planifikuar të transfertës së pakushtëzuar, për tremujorin e III-të dhe të IV-t për njësitë e qeverisjes vendore, aksioniere të ndërmarrjeve të ujsjellësave. Transferta do të zhbllokohet vetëm me likujdimin total të këtij detyrimi. Kjo është shumë e padrejtë, pasi fëmijët fierakë nuk kanë asnjë arsye të paguajnë kostot e ujësjellësit apo papërgjegjshmërisë së Ministrisë së Financave", -shtoi kryebashkiaku Zeqaj. Ndërkohë kujtojmë se 87 milionë lekë të reja debi e ujësjellësit tek CEZ kanë sjellë bllokimin e ndërhyrjeve në godinat shkollore, restaurimin e kopshteve dhe çerdheve, si dhe mospagimin e administratës për dy muaj. Kryebashkiaku tha se do t'i kërkojë qeverisë shqiptare ndërhyrje për zhbllokim të situatës, ndërsa pret që këshilli bashkiak të vendosë për fatin e 950 vogëlushëve që do të detyrohen të marrin bukën me vete në kopshtet publike që ata frekuentojnë. Edukatoret e kopshteve të kontaktuara nga ne janë shprehur se janë kategorikisht kundër kësaj mase drastike dhe të pakuptimtë . "Nuk do të lejojmë ushqimin e gatuar që fëmijët ta sjellin për ta konsumuar në kopshte, pasi në këtë mënyrë çdo fëmijë është i ekspozuar ndaj helmimeve. Duhet gjetur një zgjidhje",- kanë pohuar njëzëri edukatoret. Por lidhur me situatën në fjalë kanë pasur reagim të ashpër edhe prindërit. Ata janë shprehur të shqetësuar për këtë vendim të kalimit të kopshteve me ushqim, në kopshte pa ushqim.
"Fëmijët nuk mund të ushqehen vetëm me ushqime të thata si dhe të qëndrojnë për tetë orë pa konsumuar ushqime me kalori, për të cilat kanë aq shumë nevojë. Ndërkohë që nuk mund të lejohet që ata të konsumojnë gjellën e gatuar një natë më parë. Nëse kjo nuk zgjidhet ne do të protestojmë", - kanë deklaruar ata.
(Shkrimi u botua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com