Fier, çmontohen 2 grupet që kryenin vjedhje, bien në pranga 3 persona

Fier, çmontohen 2 grupet që kryenin vjedhje, bien në pranga 3 persona

Foto ilustruese

FIER- Policia zbulon 2 grupe që kryen vjedhje në disa zona të qytetit. Në lidhje me vjedhjet që kanë ndodhur gjatë natës, policia e Fierit ka hartuar një plan masash me qëllim ruajtjen e sigurisë dhe kapjen e autorëve të dyshuar të këtyre vjedhjeve. U arrestuan në flagrancë 3 persona dhe ndiqen në gjendje të lirë 3 të tjerë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë:

1.Lulzim Deda, 25 vjeç, banues në Levan (i dënuar më parë për vjedhje)
2.Daniel Hyka, 31 vjeç, banues në Levan, Fier
3.Mihal Dhima, 60 vjeç, banues në Levan

L.Deda, D.Hyka dhe M.Dhima janë kapur në flagrancë në trasen e Bypass përballë fshatit Jarua duke shkatërruar dhe vjedhur pjesë të ndryshme nga mjetet e rënda të punës në Bypass_in Levan-Fier.

Në lidhje me këtë vepër penale janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale pjesë nga trupi i një mjeti pune të rëndë tip "Eskavator", një vinxh tip "IFA" në pronësi të  Mihal Dhima, dhe një mjet bujqësor traktor me goma ne pronësi të Daniel Hyka, mjete me të cilat autorët kryenin transportimin e materialeve që vidhnin.

Gjithashtu, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për personat e mëposhtëm:

1.M.Ç, 16 vjeç
2.A.D,16 vjeç
3.M.Xh, 15 vjeç, të tre banues në Roskovec.

Të rinjtë  në bashkëpunim me njeri tjetrin, gjatë natës u kapën në flagrancë duke vjedhur në stanin e  A.K, 52 vjeç, banues në Roskovec. Dyshohet se këta persona kanë kryer edhe vjedhje të tjera në qytet për dokumentimin e të cilave po punohet.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Vjedhje" e kryer në bashkëpunim, për tre të arrestuarit dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për tre të rinjtë e mitur.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari