Fier, derdhja e hidrokarbureve
ndotet sërish lumi Gjanica

Ndotja e Lumit Gjanica vijon të mbetet një problem serioz për qytetarët fierakë.

Pavarësisht ndërhyrjes për pastrimin dhe zgjerimin e tij, ndotja në këtë lumë vijon të jetë alarmante.

Banorët thonë se ndotja e lumit vjen si pasoje e derdhjes së mbetjeve hidrokarbure nga rafineria e naftës në Ballsh dhe Fier.

Qytetaret shprehen se era e keqe, sidomos në mbrëmje, është kthyer në një makth për ta.

‘’Shteti duhet të marrë masat. Ka shumë ndotje dhe erë gazi dhe nafte’’, u shpreh një banore.
 
''Shumë ndotje ka dhe duhet të vëjë dorë bashkia, institucionet. Uji është shumë i ndotur, i zi. Ka një aromë mjaft të keqe edhe në darkë’’, u shpreh edhe një tjetër banor. 

Nga derdhja e hidrokarbureve dhe kimikateve të ndryshme uji i lumit është bërë i zi. Ndotja alarmante kërcënon seriozisht edhe shëndetin e banorëve. 

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti