Fier dhe Korçë/ Kanceri i gjirit ka prekur më shumë gra në 2024-ën! Kujdes me duhanin, kontraceptivët! Mjekja: Në fazë të avancuar s’ka shërim

Gjatë 9 muajve të këtij viti, 50 gra e vajza janë prekur nga kanceri i gjirit në qarkun e Fierit. Shifrat i përkasin Shërbimit të Onkologjisë për periudhën Janar- Shtator 2024, ndërsa shkaqet kryesore janë; jeta sedentare, duhani, përdorimi i kontraceptivëve, stresi. Mjekja këshillon grate të bëjnë kontrolle nis nga mosha 40 vjeç.

“Kanceri i gjirit është shkaku nr. 2 i vdekjeve. Rastet janë në rrije. Nga Janari në Shtator, 50 gra të diagnostikuara. Sëmundja duhet të të diagnostikohet në fazë të hershme që të shërohet. Në faza të avancuar nuk ka shërim. Ndaj këshillohet të bëhet mamografia sepse e kap kancerin në faza të vogla. Disa nga faktorët, stili i jetesës, duhanit dhe kontraceptivët. Lindjet në moshë të madhe janë faktor rrisku”, tha për Report TV, mjekja onkologe e Fierit, Anisa Mone.

Ajo shton se grupmosha më e prekur është 50- 60 vjeç, ndërsa një numër shumë i vogël nuk ka mundur të fitojë betejën me sëmundjen pasi e kanë pikasur në stade të avancuara.

“Zakonisht mentaliteti dhe neglizhenca çon në këtë fazë, nuk vijnë tek doktori, kanë turp të tregojnë në familje, por ky është numër i vogël, pasi pjesa më e madhe e grave janë të ndërgjegjësuara dhe i kryejnë kontrollet gjatë gjithë vitit. Ekzaminimi kryehet falas përmes sistemit të referimit nga mjeku i familjes. Trajtimi me kimioterapi bëhet në spitalin e Fierit dhe kjo ka sjellë lehtësim për pacientët të cilët nuk shkojnë më në Tiranë”, shprehet onkologia.

‘Report tv’ kreu një vëzhgim dhe në spitalin e Pogradecit ku mungon mamografia, ndaj diagnostikimi është më i vështirë sidomos për gratë që jetojnë në zona rurale.

Valbona Seitllarit specialiste e Njësisë Vendore e Kujdesit Shëndetësor thotë mamografia e lëvizshme ka ardhur vetëm një herë ku janë diagnostikuar 22 gra e vajza me kancer gjiri.

“Në muajin qershor janë bërë104 vizita, 22 gra janë referuar për kontrolle të mëtejshme. Njësia Vendore ka mundësuar transportin për të bërë mamografinë. 22 raste të cilat janë të referuara për ekzamim të metejshëm në Korçë, pasi ë spitalin tonë s’ka mamografi”, tha ajo.

Ndërsa në spitalin e Korçës janë diagnostikuar 46 raste të reja të prekura nga kanceri i gjirit në periudhën Janar-Shtator 2024.

R.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

'Berisha i bëri gati një dosje shantazhuese në vitin 2009' Adriatik Doçi zbulon: Më pas Meta e shantazhoi me videon e Shkëlzenit në zyrën e Priftit

'Berisha i bëri gati një dosje shantazhuese në vitin 2009' Adriatik Doçi zbulon: Më pas Meta e shantazhoi me videon e Shkëlzenit në zyrën e Priftit