Një 35-vjeçar është vënë në prangat e policisë për shkak se ka kundërshtuar një punonjës policie për shkak të detyrës.
I arrestuari është M.S., 35 vjeç, banues në Ballsh. Ai do të përballet me akuzën për veprën penale "Kanosja për shkak të detyrës" para Gjykatës së Shkallës Parë Fier.
Po ashtu një tjetër person është vënë në prangat e policisë së Fierit. I arrestuari është G.M 44-vjeç banues në Cakran pasi ishte shpallur në kërkim.
Ndalimi i këtij personi u bë pasi Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë me Vendimin e datës 02.10.2019, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë e kryer në bashkëpunim"