FIER – Një 59-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia në Fier pasi ka ushtruar dhunë ndaj kushërirës së tij. A.Dh., banues në Pishë Poro u kap nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier.
Po në Fier, u shpall në kërkim E.K., 38 vjeç pasi dyshohet se ka kanosur dhe fyer motrën e tij përmes telefonit.
Në Lushnjë ka arrestuar një 22-vjeçar pasi dhunoi babain e tij. A.L., u kap në flagrancë nga specialistët për Hetimin e Krimeve, ndërsa babai i tij u pajis me urdhër mbrojtjeje.