FIER – Policia ka nisur procedimin në gjendje të lirë për kryeplakun e fshatit Kute F.Hazizaj pasi u zbuluan 3 parcela me 230 bimë narkotike kanabis sativa në këtë fshat.
Policia njofton se parcelat me bimë narkotike i përkisnin banorit të fshatit Kute, Tetem Myftaraj.
Por, sipas ligjit në fuqi, çdo kryeplak apo kryekomunar duhet të njoftojë autoritetet nëse kultivohet kanabis sativa në fshatin apo komunën që drejton.
Policia ka asgjësuar me anë të djegies parcelat me kanabis sativa që ishin mbjellë në një zonë me shkurre. Ndërkohë që u arrestua banori Tetem Myftaraj që ishte pronar i parcelës me kanabis.
Ai akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com