Fier/ Digjet stalla e bagëtive, zonja e shtëpisë: Një person i dyshimtë ishte pranë shtëpisë (VIDEO)

FIER- Një zjarr i madh ka shkrumbuar një stallë në Sheq të Fierit. Zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha, ku janë djegur dy lopë, rreth 1 mijë dengje bari dhe disa shpendë.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, ndërsa dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme. Fatmirësisht nga zjarri nuk ka patur dëme në njerëz, ndërkohë që zjarrfikësit ka mundur të izolojnë flakët.

Zonja e shtëpisë Sadija  dhe vajza e saj Marsela Martini shprehen se është hera e dytë që banesa e tyre dhe stalla e bagëtive përfshihen nga flakët, ndaj kërkojnë ndihmë pasi dyshojnë si zjarrvënie të qëllimshme.

"Kur ishim nga toka na thanë që një i panjohur po vjen pranë banesave tuaja dhe pas kësaj pamë flakët." tha zonja e shtëpisë.

Ndërkohë një lopë që mbante familja ka shpëtuar, por në trup ka plagë të rënda nga flakët që ranë në stallë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen