Fier/ Djali i shtëpisë në burg për vjedhjen e një biçiklete, fati i nënë e bijë të sëmura mendore në dorë të askujt

FIER- Djali i shtëpisë, Eduart Caushaj nga Patosi ka rënë në burg pasi akuzohet për vjedhje, por me prangosjen e tij, 2 gra me probleme të shëndetit mendor janë lënë krejtësisht të vetme, pa asnjë ndihmë. Nëna Vitore Caushaj 62 vjeçe dhe motra Brunilda 35 vjeçe janë të vetme në shtëpi, teksa motra e 62-vjeçares flet për një skenar më të keq.

Ajo thotë se gjatë kohës që nipi i saj ka qenë në burg, ka gjetur në shtëpinë e motrës së saj një burrë dhe thotë se druhet për fatin e mbesës së saj që është vetëm 35-vjeç. Sëmundja thotë se ka bërë motrën dhe mbesën e saj shumë agresive, aq sa as spitali nuk i pranon, prandaj kërkon nga shteti një zgjidhje.

"Problemi qëndron se djali shoqërues i motrës sime ka rënë në burg, ndoshta ka vjedhur një biçikletë, ka qenë i dehur, tani janë nën e bijë të sëmura me te meta mendore 20 vjet, drita, ujë, bukë nuk kanë, kush do u dalë për Zot, kërkoj ndihmë nga shtepi unë si motër nuk e ndihmoj dot se jam larg. Kam ardhur në shërbim të motrës, kur më lajmëroi lagjja, se këto janë agresive, kam ardhur se më ka thënë pronari se motra është rrugëve, kam shkuar në polici, kam marrë doktorët që t'i çojmë në spital në Vlorë, nuk pranuan asgjë. Marrin ndihmë nga Bashkia e Patosit, po djali ka rënë në burg, kërkuam në valixhe mos kanë ndonjë lekë, por asgjë, e ka në dorë shteti, ose të shkojnë në spital, të lirojnë djalin se ka bërë ndonjë krim kush e di se ca, ka qenë i pirë ose nga stresi, se nuk jetohen me këto 2 gra, unë me të vërtetë e kam motër. Unë kam një kërkesë shteti shqiptar, të marrin vajzën, se kemi gjetur një burrë brenda, e përplasa prej dere, mund të mbetet vajza shtatzënë, vajza është 35-vjeç, nuk ka kush t'i shërbejë. Kanë shkuar në spital, e kanë mjekuar, që të rrinin sa të rregullonte shtëpinë Bashkia, spitali na ka marrë në celular dhe na kanë thënë nuk mund t'i mbajmë. I mbajnë në spital 2 javën, javën e tretë i sjellin me furgon. Unë jetoj në Bulqizë", ka rrëfyer ajo.

Djali i shtëpisë, Eduardi, u ndalua nga policia pasi akuzohet për vjedhjen e një biçiklete në date 21 gusht të këtij viti, ndërsa këtë të shtunë nga gjykata e Fierit i është dhënë edhe “Arrest me burg”. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pushteti: 28/08/2021 20:15

    Pushteti është i zën me disa gjëra ansore, Mjerim…!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare