Kryetari i Bashkisë ka  pezulluar nga detyra 4 drejtues dhe specialistë të drejtorisë së përgjithshme të taksave vendore. Subashi e mori këtë vendim pas kërkesave dhe ankesave të shumta nga qytetarët e Fierit, për abuzim me faturimin që u bëhej ndaj biznesit të tyre.

Burime konfidenciale pranë Bashkisë së Fierit kanë pohuar se ky vendim i Kryebashkiakut, Armando Subashi, ka ardhur pas ankesave të biznesit për mungesë etike në komunikimin zyrtar, dhe parregullsi në faturime ndaj biznesit.

Mësohet se ndaj të pezulluarve ka nisur procedura disiplinore për shkelje në kryerjen e detyrës.